Bota Shqiperia

Donald Trump: Nuk do të kandidoj më për President nëse humbas në zgjedhjet e nëntorit

donald trump nuk do te kandidoj me per president nese humbas ne zgjedhjet e nentorit





































Ish-presidenti Donald Trump ka thënë se nuk pret të kandidojë sërish për zgjedhjet në vitin 2028 nëse humbet në zgjedhjet presidenciale të këtij nëntori në SHBA.

trump

Trump, 78 vjeç, ka qenë kandidati republikan për tre zgjedhje kombëtare radhazi dhe e ka riformuar shumë partinë gjatë tetë viteve të fundit.

Në një intervistë dhene se fundmi, ai u pyet nëse mund të parashikonte një tjetër kandidim në rast se humbet përballë Zëvendës-Presidentes demorkate Kamala Harris. “Jo, nuk e bëj. Mendoj se do të jetë ashtu,” tha Trump. “Unë nuk e shoh fare këtë.”

Por ai shtoi se “shpresojmë se do të jemi shumë të suksesshëm”.

Ligji amerikan i ndalon presidentët të shërbejnë më shumë se dy mandate, dhe kështu Trump nuk pritet të kandidojë në vitin 2028 nëse ai fiton.

Në të kaluarën, manjati i pasurive të paluajtshme rrallëherë e ka pranuar mundësinë e humbjes së zgjedhjeve, më shpesh duke ndezur mbështetësit me fjalime dhe postime në mediat sociale duke premtuar fitore në votime.

Por kjo është hera e dytë në katër ditë që ai përmend një shans për humbje, shkruan BBC.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

Similar Posts