Bota Shqiperia

Donald Trump ofroi 8 muaj pagë të plotë, ja sa punonjës federalë kanë pranuar ofertën e Presidentit amerikan për t’u larguar nga puna













































Më shumë se 20,000 punonjës federalë kanë pranuar një ofertë për të lënë punën e tyre, ndërsa  Presidenti Donald Trump pret që numri të rritet.

trump

Fuqia punëtore federale ka afat deri të enjten për të pranuar skemën e Trump dhe Elon Musk.

Administrata e Trump pret që edhe më shumë njerëz të japin dorëheqjen përpara afatit.

Pas nënshkrimit të ofertës, punonjësit kanë afat deri në fund të shkurtit për të lënë vendin e tyre të punës.

Skema ka bërë që tatimpaguesit të vazhdojnë të paguajnë pagat e ish-punonjësve deri në fund të shtatorit.

20,000 punëtorët përbëjnë vetëm 1% të fuqisë punëtore federale, por presidenti pret që 10% e punonjësve federalë të largohen, sipas Bloomberg.

Mbi 2.3 milionë njerëz janë punonjës civilë federalë, që do të thotë se Trump shpreson se 200,000 njerëz do të pranojnë marrëveshjen.

Në “programin e dorëheqjes së shtyrë”, punonjësve iu tha se nëse pranonin, ata do të merrnin leje administrative të paguar me paga dhe përfitime të plota deri më 30 shtator.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

Similar Posts