Bota

Donald Trump rikthehet në shtëpi pas sulmit më armë gjatë mitingut në Pensilvani

donald trump rikthehet ne shtepi pas sulmit me arme gjate mitingut ne pensilvani
donald trump rikthehet ne shtepi pas sulmit me arme gjate mitingut ne pensilvani

SHBA

Ish-presidenti Donald Trump ka lënë spitalin ku i janë kryer të gjitha ekzaminimet e mundshme dhe është rikthyer në shtëpi në New Jersey pas sulmit me armë gjatë një mitingu në Pensilvani.

Shërbimi Sekret bëri të ditur se një person u vra në audiencë dhe dy të tjerë u plagosën rëndë. Agjentët qëlluan per vdekje autorin në vendngjarje, thuhet po ashtu në komunikatë. Emri i tij nuk u bë i ditur, e as motivi i mundshëm. Trump tha se u qëllua me një plumb që i “shpoi pjesën e sipërme të veshit të djathtë”. “E kuptova menjëherë se diçka nuk po shkonte kur dëgjova krisma, të shtëna, dhe menjëherë ndjeva se plumbi po çante nëpër lëkurë”, shkroi Trump në llogarinë e tij në Truth Social.

Incidenti ndodhi pak ditë përpara Konventës Kombëtare Republikane, në të cilën Trumpit pritet t’i konfirmohet nominimi i partisë si kandidat presidencial në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts