Bota

Donald Trump takohet me ligjvënësit në Kapitol, i entuziazmuar

donald trump takohet me ligjvenesit ne kapitol i entuziazmuar
donald trump takohet me ligjvenesit ne kapitol i entuziazmuar

Ish-Presidentit Donald Trump iu ofrua një pritje entuziaste nga ligjvënësit republikanë pas rikthimit në Washington në vazhdën e shpalljes fajtor në gjyqin kundër tij në Nju Jork.

Trump i falenderoi anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve në një klub privat pranë Kapitolit, teksa i uruan ditëlindjen e tij të 78.

Ky ishte takimi i parë i ish presidentit republikan me kongresmenë në Kapitol, që kur la Shtëpinë e Bardhë në 2021 dhe hera e parë që ndaloi në Washington pas vendimit fshikullues të gjykatës, marrë mbi bazën e 34 akuzave për falsifikim të të dhënave të biznesit.

Sondazhet e opinionit tregojnë se gara e Trumpit me demokratin Joe Biden për presidencialet e nëntorit është mjaft e ngushtë.

Mbështetja për të në mesin e amerikanëve mbetet e qenësishme e në 5 nëntor, nuk përjashtohet mundësia që partia e tij mund të marrë kontrollin e Shtëpisë së Bardhë dhe të të dyja dhomave të Kongresit.

Trump u përpoq të tregonte se republikanët janë të bashkuar, dhe shtrëngoi duart me kreun e tyre në Senat, Mitch McConnell, me të cilin kanë pasur jo pak divergjenca.

Ndërkohë, pavarësisht toneve pajtuese brenda partisë, ai ngjalli polemika pasi e cilësoi Miluakin, një qytet “të tmerrshëm”, e kjo gati  një muaj para se atje të mbahet Kuvendi i Partisë Republikane, ku pritet që Trump të sigurojë emërimin e kësaj force politike si kandidat për zgjedhjet presidenciale.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts