Bota Shqiperia

Donald Trump vendos tarifa universale 10% për të gjitha importet! Kryeministri britanik: Lufta tregtare nuk është në interesin tonë kombëtar!

donald trump vendos tarifa universale 10 per te gjitha importet kryeministri britanik lufta tregtare nuk eshte ne interesin tone kombetar













































Donald Trump vendos tarifa universale 10% për të gjitha importet në SHBA, me tarifa edhe më të larta për të gjithë ata që ai i quan “shkelësit më të këqij të ligjit” , në një moment vendimtar për tregtinë globale.Screenshot_2

BE e përshkruan këtë lëvizje si një “goditje të madhe për ekonominë botërore” , ndërsa Kina zotohet për hakmarrje.

Australia thotë se “ky nuk është akt i një miku”.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, tha se është “e qartë se do të ketë një ndikim ekonomik” nga tarifa 10% në MB, por premton të përgjigjet me mendje të ftohtë dhe të qetë”.

Screenshot_1

“Sot një fazë të re në përgatitjen tonë”, tha Starmer.

Keir Starmer ka përsëritur se “asgjë nuk është jashtë tryezës kur bëhet fjalë për mënyrën se si Britania e Madhe mund t’i përgjigjet tarifave të Donald Trump.

“Sot kemi një fazë të re në përgatitjen tonë. Ne kemi në dispozicion një sërë mjetesh dhe do të vazhdojmë punën tonë me bizneset në të gjithë vendin për të diskutuar vlerësimin e tyre për opsionet.”

“Lufta tregtare nuk është në interesin tonë kombëtar”, tha Starmer.

“Askush nuk fiton në një luftë tregtare, kjo nuk është në interesin tonë kombëtar,” tha ai.

Ai shtoi se bisedimet për një marrëveshje prosperiteti ekonomik janë duke vazhduar dhe “ne do të luftojmë për marrëveshjen më të mirë për Britaninë”.

Starmer tha gjithashtu se ai do të arrijë një marrëveshje me Donald Trump vetëm “nëse është në interesin kombëtar.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts