“Doni të na e paraqisni si hero atë që akuzohet për hajdut”- Spaho shpërthen ndaj mazhorancës në Komision: Jeni bërë si xhandarë, nuk do ju pyesim juve

doni te na e paraqisni si hero ate qe akuzohet per hajdut spaho shperthen ndaj mazhorances ne komision jeni bere si xhandare nuk do ju pyesim juve
doni te na e paraqisni si hero ate qe akuzohet per hajdut spaho shperthen ndaj mazhorances ne komision jeni bere si xhandare nuk do ju pyesim juve








































Debate të ashpra janë zhvilluar në Komisionin Hetimor për Sterilizimin, pasi që prej ditës së djeshme ende nuk është bërë e mundur që ish-ministri Ilir Beqaj, të dëshmojë.

Sipas deputetit demokrat, Edmond Spaho, e gjitha kjo është një skenar i mazhorancës.

“Këtu ka një skenar. Duket qartë që ka një skenar. Edhe dje që ndenjëm nga ora 10 e mëngjesit deri në orën 20, edhe sot ka një skenar për të na e paraqitur si hero atë që ka çuar për rrush e kumbulla dhe ka futur në xhepat e vete dy koncesione që janë 250 milionë euro. Për këto koncesione është marrë i pandehur”, tha Spaho.

Ndër të tjera demokrati tha se nuk duan shfaqje nga Beqaj, por t’u përgjigjet pyetjeve të opozitës, me kërkesë së të cilës është ngritur komisioni.

Ai iu drejtua palës socialiste, duke u thënë se janë bërë si xhandarë.

“S’është fatkeq ai (Ilir Beqaj), akuzohet për hajdut. Pse duhet ta respektojmë ne hajdutin?! Të vijë këtu tu përgjigjet pyetjeve tona, jo të bëjë shfaqje. Komisionin e kemi kërkuar ne dhe na jep ligji të drejtat dhe s’ju pyesim ju, pyesim ligjin, Kushtetutën dhe rregulloren. Jeni bërë si xhandarë, me mekanizmin e shumicës. Doni të bëni heroin e maskarallëqeve. Ju ka tallur gjithë populli dje me atë që keni bërë dhe qeshni dhe sot”, tha Spaho.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →