Bota Sport

Dopieta e Mbapes i dha fitoren Realit, Ançeloti: Kemi rregulluar diçka, isha i qetë për Kilië

dopieta e mbapes i dha fitoren realit anceloti kemi rregulluar dicka isha i qete per kilie




































Suksesi kundër Betisit ka qenë një çlirim edhe për trajnerin e Realit, Karlo Ançeloti. Duke folur për mediat pas takimit, italiani ka bërë një bilanc pozitiv të ndeshjes, ndonëse ka pasur rezerva për 45 minutat e para.

anceloti3

“Në tërësi kemi luajtur mirë dhe e kemi merituar fitoren. Përballë kemi pasur një skuadër serioze që na e ka bërë të vështirë. Përsëri kemi pasur probleme në pjesën e parë, manovra e lojës nuk ka qenë e rrjedhshme. Kemi qenë të ngadaltë. Në pjesën e dytë kemi rritur nivelin dhe kemi gjetur dhe golat e fitoren”, deklaroi Ançeloti për kanalin e klubit “RMTV”.

Ançeloti ka komentuar dhe paraqitjen e Kilië Mbapesë dhe golat e francezit.

“Nuk kam qenë i shqetësuar në lidhje me Mbapenë. Këtë e kam përsëritur shpesh, sepse unë e di se çfarë është në gjendje të bëjë ai. Golat ishin vetëm çështje kohe. Për mua ka rëndësi loja që ai zhvillon”, deklaroi italiani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts