Bota

Dorëheqja nga gara presidenciale e Biden, gazetarja shqiptare në SHBA: Vendim i vështirë, por i drejtë. Të shohim…

doreheqja nga gara presidenciale e biden gazetarja shqiptare ne shba vendim i veshtire por i drejte te shohim
doreheqja nga gara presidenciale e biden gazetarja shqiptare ne shba vendim i veshtire por i drejte te shohim

Gazetarja shqiptare Keida Kostreci, e cila punon për Zërin e Amerikës, në një lidhje live në News 24 ka komentuar dorëheqjen e Joe Biden nga gara presidenciale e nëntorit.

Kostreci theksoi se vendimi i Biden ka qenë i vështirë, por i drejtë. Ajo tha se shumë demokratë mbështesin Kamala Harris si kandidate për presidente, por se zyrtarisht nuk ka një kandidat/e dhe duhet të presim zhvillimet brenda kampit demokrat.

Gazetarja Keida Kostreci: Shumë analistë thanë se ishte vendim i vështirë, por i drejtë. Ishin shtuar zërat për tërheqjen nga gara të Joe Biden. Trump e kritikoi Bidenin, duke thënë se ai ishte presidenti më i keq. Shumë demokratë e kanë mbështetur Kamala Harris. Edhe zonja Harris nuk gëzon mbështetje tepër të madhe dhe duhet parë sesa mbështetje do të ketë, duke pasur parasysh këto tre muaj që kanë intensitet. Alternativë tjetër është që disa kandidatë mund të hyjnë garë. Sesi do të bëhet gara mes tyre mbetet të shikohet. Biden tha se do ta mbarojë mandatin e tij, i cili mbaron në janar 2025.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts