Dorëhiqet kryeministrja e Estonisë/ Kaja Kallas gati për të zëvendësuar Borrel në BE

dorehiqet kryeministrja e estonise kaja kallas gati per te zevendesuar borrel ne be
dorehiqet kryeministrja e estonise kaja kallas gati per te zevendesuar borrel ne be

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, ka dhënë dorëheqjen nga posti. Këtë veprim e bëri për të marrë një detyrë tepër të rëndësishme në Bashkimin Europian, atë të përfaqësueses së lartë për punët e jashtme dhe sigurinë.

Kështu politikania pro Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht Kosovës, do të zëvendësojë Josep Borrel të Spanjës, që mbajti postin e shefit të politikës së jashtme të BE-së që nga 2019. Në Prishtinë ka shumë pritshmëri që panorama e takimeve të dialogut të ndryshojë dhe të ketë një peshore më të balancuar me ndërmjetësimin e zonjës Kallas.

Ajo është gjithashtu edhe një mbështetëse e madhe e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, por edhe të ndihmave për Ukrainën që ta fitojë luftën kundër Rusisë. Kallas pritet që të konfirmohet si shefe e politikës së jashtme pas një seance dëgjimore më 18 korrik.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →