Bota Shqiperia

“Dorëzohuni ose vdisni”,- Presidenti rus paralajmëron ushtarët ukrainas në Kursk: Ka vetëm dy mënyra













































Presidenti rus, Vladimir Putin, mbajti sot një konferencë për shtyp në Moskë, përmes së cilës njoftoi se Rusia pranon armëpushimin e propozuar nga SHBA për një armëpushim 30 ditor në Ukrainë me kushtin që armëpushimi të sjellë stabilitet dhe paqe afatgjate për dy vendet.

PUTIN

Putin foli gjithashtu edhe për rajonin e Kursk dhe vizitën që ai zhvilloi dje atje, për herë të parë që prej inkursionit ukrainas verën e kaluar.

Në konferencën e tij për shtyp, Putini tha se Rusia ka bllokuar ushtarët e mbetur ukrainas në rajonin perëndimor të Kurskut.

Putini lëshoi një paralajmërim për forcat ukrainase që ndodhen ende në zonë.

“Nëse ndodh një bllokadë fizike në ditët në vijim, atëherë askush nuk do të mund të largohet fare, do të ketë vetëm dy mënyra – të dorëzohemi ose të vdesim”, tha ai.

Forcat ruse kanë avancuar që nga mesi i vitit të kaluar dhe tani kontrollojnë gati një të pestën e territorit të Ukrainës, tre vjet pasi Kremlini dërgoi dhjetëra mijëra trupa për të pushtuar vendin.

Me mbështetjen e trupave nga aleati i saj Koreja e Veriut, Rusia po rimerr gradualisht territoret e humbura, duke rritur në këtë mënyrë presionin mbi Ukrainën.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts