Dortmund thyen PSV, “rebeli” Sancho njeriu i ndeshjes: Ndihem i çliruar

dortmund thyen psv rebeli sancho njeriu i ndeshjes ndihem i cliruar

B.Dortmund nuk fal, thyen pastër 2-0 PSV duke siguruar një biletë për në fazën çerekfinale. Barazimi 1-1 në sfidën e parë i jepte një bonus të rëndësishëm, me verdhezinjtë që zhvilluan një ndeshje perfekte përballë publikut të tyre. I larguar si i padëshiruar nga Man.United, por te Dortmund, Sancho rezultoi edhe një herë përcaktues duke kaluar gjermanët avantazh që në minutën e 3-të.

Jadon
Jadon

Me fillimin e pjesës së dytë, PSV i shkoi shumë pranë golit të barazimit, por Lozano ishte i pafat teksa goditja e tij u përplas në shtyllën pingule. Në minutën e 78-të, Dortmund gjeti dhe golin e dytë me Fullkrug, por gjyqtari i takimit me ndihmën e sistemit VAR anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje. Në minutën e 93-të, PSV kishte shansin e artë të dërgonte ndeshjen në shtesë, por De Jong shumë pranë vijës fatale e dërgoi topin mbi traversë.

Sancho
Sancho

Në fund, për të mbyllur llogaritë me holandezët mendoi Marco Reus që përfitoi nga një gafë e mbrojtjes së PSV duke shënuar golin e dytë për Dortmund. Jadon Sancho, talenti anglez, u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes: “E dinim që do të ishte e vështirë, por kishim një avantazh të madh, tifozët tanë. Jam shumë i lumtur që arritëm këtë kualifikim. Goli im? Ishte si një çlirim. Gjithnjë kam pasur një lidhje të fortë me B.Dortmund, këtu ndërtova emrin tim. Do t’i jem gjithnjë mirënjohës”, u shpreh Jadon Sancho për faqen zyrtare të UEFA-s.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →