Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësisht Nënkryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, i bën thirrje Veliaj që të mbledhë Këshillin Bashkiak dhe të paraqesë aty dorëheqjen e tij.
Në një postim në rrjetet sociale, Teliti u shpreh se nëse një hap i tillë nuk hidhet, atëherë protesta do të vijojë.
Më poshtë reagimi i Telitit:
Kryebashkiaku i Tiranës të mbledhë Këshillin Bashkiak dhe të prezantojë dorëheqjen e tij në një fletë 2D.
❌Kryebashkiaku Veliaj pasi mori mbështetjen e pakufijshme të shefit të tij, i cili lexoi qartë mesazhet e koduara që i dërgoi vartësi në bashki, zgjohet sot duke menduar “të shkuara e të harruara” dhe e fillon ditën me një video 3D sikur të mos kishte ndodhur asgjë këto ditët e fundit.
👉Tirana nuk harron që 30 milionë euro janë zhdukur nga e famshmja kompani 5D.
👉Tirana nuk harron që tenderat e 5D janë me vetë Bashkinë dhe UKT-në.
👉Tirana nuk harron që drejtorët e bashkisë në vend që të punonin për qytetin, kopsisnin letrat dhe ngrinin skema “quasi mafioze” për të gllabëruar paratë e taksapaguesve.
👉Jo jo, Tirana nuk harron se cfarë ka ndodhur e se cfarë keni bërë.
🔷Ndaj kot lodheni, kot mundoheni, prano kërkesën e këshilltarëve të opozitës, mblidhni Këshillin Bashkiak dhe hajde aty e jep llogari për cfarë ka ndodhur.
🔷Hajde në Këshill e mos u shmang më, ashtu sic ke bërë këto 10 muajt e fundit që nuk je përballur me opozitën as edhe 1 minutë të vetme.
🔷Hajde në Këshill dhe kërkoji ndjesë qytetarëve të Tiranës për gabimet, me dashje apo pa dashje qofshin ato.
🔷Hajde në Këshill dhe merr me vete një fletë 2D dhe aty si burrat jepe dorëheqjen, ashtu sic do i kishte hije cdo Kryebashkiaku të një kryeqyteti të një vendi europian.
🔷Qytetarët janë gati, opozita po të pret, në cdo ditë që të duash, në cdo orë që të vendosësh, ne të presim në Këshill.
📌Nëse jo, protesta vazhdon dhe nëse ti nuk vjen te Tirana, atëherë do jetë përsëri Tirana që vjen te Bashkia të enjten e ardhshme.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co