Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, vijon seanca për shqiptarët e përfshirë në trafik kokaine: Në Shqipëri pastroheshin para

dosja black eagle i sky ecc vijon seanca per shqiptaret e perfshire ne trafik kokaine ne shqiperi pastroheshin para
dosja black eagle i sky ecc vijon seanca per shqiptaret e perfshire ne trafik kokaine ne shqiperi pastroheshin para

Është zhvilluar në Belgjikë seanca e radhës për një nga proceset “SKY ECC” me 40 të pandehur, shqiptarë e kolumbianë, të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine në kuadër të dosjes “Black Eagle”.

Pas pretencës së dhënë orë më parë për Alfredo H. dhe Indrit K. ku janë kërkuar nga 20 vjet burgim, Prokurorja kërkoi dënimin me 10 vjet burg për Arben I., të cilin e cilësoi si ndërmjetës mes drejtuesve të një organizate gjigante kriminale aktive në trafikun e drogës, me qendër në Majorka, “që trajtonte miliona euro”, dhe Alfredo H. një nga dy liderët e supozuar në këtë rast. Nga hetimet rezulton se takime vjetore mes këtyre protagonistëve janë zhvilluar në Itali, në Belgjikë por edhe në Antilet Holandeze. Sipas magjistraturës, ky njeri është edhe ndërmjetës mes Alfredo H. dhe investitorëve në Shqipëri për pastrimin e parave të pista.

Përfaqësuesja e prokurorit publik kërkoi të njëjtin dënim për Denis V. E, të cilit i atribuoi rolin e një logjistike që ishte ngritur në gradë. Fillimisht ky person i jepte organizatës kriminale magazina me qira, më pas porosiste qymyr dhe fruta, produkte të përdorura rregullisht nga trafikantët për të fshehur drogën. “Atij iu desh të merrte me qira edhe automjete, të lëvizte kimikate, të paguante qiranë, të bënte porosi dhe të menaxhonte probleme teknike si erërat shumë të dukshme që dilnin,” detajoi prokurori.

Kompania e këtij të pandehuri do të kishte importuar 7 ton kokainë, sipas vlerësimeve të hetuesve. Disa nga shqiptarët e përmendur në këtë proces janë identifikuar më parë nga mediat si Artur S., Indrit. K., Arben I., Alfredo H. apo kosovari Bashkim O., të konsideruar ndër lojtarët më të mëdhenj shqiptarë në tregun e kokainës. Në këtë dosje janë zbuluar edhe lidhje me zyrtarë në Shqipëri dhe të tjera detaje pritet të dalin në seancat në vijim.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →