Vazhdojnë përpjekjet e dëshpëruara për të gjetur viktima në Valencia të Spanjës, të cilët kanë mbetur të bllokuar në tonelata balte dhe mbeturina nga stuhia vdekjeprurëse.
Katër ditë pas përmbytjeve tragjike që lanë pas të paktën 211 të vdekur dhe zhytën vendin në zi, qeveria spanjolle njoftoi sot dërgimin e 10,000 ushtarëve dhe policëve shtesë në juglindje të Spanjës për të ndihmuar të prekurit dhe për të kërkuar për të zhdukurit.
Në total, në terren do të vendosen edhe 5000 trupa të tjera, nga të cilat 4000 sot dhe 1000 nesër në mëngjes, njoftoi kryeministri Pedro Sanchez nga pallati Montcloa, rezidenca e tij zyrtare.
Ky numër arrin në 7,500 ushtarë të mobilizuar në zonat e dëmtuara dhe është “dislokimi më i madh i forcave të armatosura që ka ndodhur ndonjëherë në Spanjë në kohë paqeje”, tha kreu i qeverisë.
Flying over Paiporta, this footage shows the town covered in mud and debris scattered everywhere.
Spain floods latest: https://t.co/PwF02eZlpM pic.twitter.com/gNVOeIuaW8
— Sky News (@SkyNews) November 2, 2024
Këtyre trupave do t’u bashkohen gati 5,000 policë dhe xhandarmë të tjerë për të mbështetur 5,000 kolegët tashmë në terren, sipas Sanchez.
Ndihma pritet me padurim në disa lokacione që ende po përballen me një gjendje kaosi.
Moti i keq “shkaktoi fatkeqësinë më të madhe natyrore në historinë e fundit të vendit tonë”, këmbënguli kryeministri, duke nënvizuar se numri i përmbytjeve tashmë shkon në “211 të vdekur”.
Sipas qeverisë, prioritet për ushtarët dhe policët mbetet gjetja e të zhdukurve dhe rivendosja e rrugëve dhe infrastrukturës për të mundësuar “dorëzimin” e ndihmave dhe rifillimin e “shërbimeve thelbësore”.