Shqipëria ka zbritur në fushë duke vazhduar kështu përgatitjet për ndeshjen e fundit të grupeve të Europianit, atë ndaj Spanjës, takim ky i planifikuar për të hënën. Trajneri Silvinjo, i vetdijshëm se nuk ka kohë për të pushuar, ka thirrur grupin në stërvitje, një ditë pas ndeshjes së barazuar 2-2 me Kroacinë.
Gjendja e skuadrës është mjaft optimale, teksa për momentin nuk ka ndonjë lojtar kuqezi që ka shfaqur probleme. Stërvitja është fokusuar në aspektin tekniko-taktik, një pjesë është kryer në palestër, ndërsa pjesa tjetër në qendër stërvitore.
Numri një i pankinës së Shqipërisë, Silvinjo ka provuar diçka ndryshe te lojtarët, duke lënë të kuptohet se ndaj Spanjës mund të ketë ndonjë ndryshim. Sa i takon titullarëve të mundshëm, sfida ndaj Kroacisë ka bërë që “timonieri” të marrë mesazhet e duhura për disa elementë.
Përballja kundër iberikëve është programuar të zhvillohet me 24 qershor në orën 21.0. në Duseldorf. Deri më tani, kuqezinjtë renditen në vendin e 3-të me 1 pikë të grumbulluar, me matematikën që ende na mban në lojë për një kualifikim të mundshëm.
[embedded content]
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co