Bota

“Drejtësi për Eglin”- Adriatik Lapaj: Problemi është sistemi i gangove! Shqipëria një vend i pasigurtë dhe kjo duhet të ndryshojë me… Ja dy lajmet e mira pas ngjarjes së rëndë

drejtesi per eglin adriatik lapaj problemi eshte sistemi i gangove shqiperia nje vend i pasigurte dhe kjo duhet te ndryshoje me ja dy lajmet e mira pas ngjarjes se rende





































Qindra qytetarë kanë marshuar nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të kryeministrisë, me pankarta në duar duke kërkuar drejtësi për vrasjen e Egli Progës në Pogradec.

Lapaj

Pjesë e marshimit është edhe motra e viktimës, e po ashtu kryetari i nismës “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj.

Në fjalën e tij, Lapaj tha se shoqëria duhet të reagojë për ngjarje të tilla, të cilat nuk janë të pakta në vendin, pasi njerëzit nuk mund të kthehen në statistikë.

Ai shtoi se problemi është sistemi, sistemi i cili i jep pushtet atyre që bashkëpunojnë me bandat, duke theksuar se Shqipëria sot nuk është një vend i sigurt dhe kjo duhet të ndryshojë me bashkim dhe reagim.

Lapaj shtoi se falë reagimit të shoqërisë, erdhën dy lajme të mira, i pari që policia hoqi dorë nga versioni fillestar se Egli kishte pirë dhe ishte rrëzuar duke gjetur më pas vdekje dhe i dyti është lajmi që prokurorja është tërhequr nga çështja.

Lapaj: Të gjithë ne kemi familjarë. Sot i ndodhi familjes Proga, por më parë i ka ndodhur familjes Rasha, Avdiajt, e të tjerëve.

Kjo shoqëri nuk mund t’ i kthejë në statistikë njerëzit e vet, por duhet të reagojë. Problemi është sistemi. Sistemi i gangove që i jep pushtet atyre që janë në bashkëpunim me bandat.

Cfarë ndodhi me familjen Proga, pa u mbuluar me dhe Egli, shkojnë të mbulojnë ngjarjen. Kjo është e pafalshme, kjo sot, dje, pardje i ka ndodh të tjerëve, por nesër mund t’i ndodhë sicilit prej nesh.

Kjo e ka kthyer Shqipërinë në një vend të pasigurt dhe të gjithë duan të ikin nga sytë këmbët, ndaj kjo duhet të ndryshojë me bashkim dhe reagim.

Dy lajme të mira ka nga kjo ngjarje dhe kjo falë reagimit tuaj. E para, versioni i parë ku fajin e linte te Egli dhe pretendonte se ishte një pijanec që vdiq rastësisht u tërhoq dhe po del e vërteta dhe e dyta, prokuroria e cështjes u tërhoq.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts