Dhjetëra qytetarë janë mbledhur sot në një marshim, duke kërkuar drejtësi për Martin Canin, 14-vjeçarin i cili u vra nga një bashkëmoshatar pranë shkollës “Fan Noli” një muaj më parë.
Fillimisht qytetarët u mblodhën në shkollën “Fan Noli”, ku ndezën qirinj në nder të tij, më pas ata marshuan drejt Ministrisë së Arsimit.
Prindërit e pranishëm në protestë kërkuan më shumë siguri në shkolla për fëmijët e tyre.
Në 30 ditë, janë zhvilluar disa protesta për vrasjen e adoleshentit, ndërsa të pranishëm në këtë protestë ishin edhe prindërit e Martinit.
“Kush ka faj të jap dorëheqje që nga dera e shkollës deri në Ministri. Jam nënë e të gjithëve sot, e të gjithë Martinëve. Ju faleminderit të gjithëve. Drejtësi për Martinin dhe për Luisin. Ai është fëmija im tani, ma fali zoti, është djali im”, u shpreh nena e Mertinit.