Deputeti i PD-së Flamur Noka, në fjalimin e tij në Rrëshen theksoi se drejtësia e re në vend është me regji. Noka nënvizoi se banda e pushtetit ka ndërprerë prej 11 vitesh rrugën drejt BE-së.
Noka tha se PD po lufton për një qeveri teknike, që Shqipëria të ketë normalitet demokratik.
“Misioni ynë është të shpëtojmë Shqipërinë siç shpëtuat ju Mirditën, duke zgjedhur kryetarin tuaj një demokrat. Do ta rrëzojmë këtë regjim kriminal dhe ndryshimi do të vijë. Banda e pushtetit ka ndërprerë rrugën drejt BE-së. Mirdita është një nga trevat e shpopulluara në vend. Drejtësia e re është bashkëautore në vrasjen e shpresës, është bashkëautore në largimet masive. Janë bërë bashkë në babëzinë e tyre dhe ta bëjnë Shqipërinë vend të pajetueshëm. 5D është skema sesi ka funksionuar dhe funksionon një pushtet si ky i Edi Ramës dhe Erion Veliajt. 5D është modeli më i keq, ata që duhet të ruajnë taksat, krijojnë kompani që të vjedhin taksat dhe e bëjnë në mes të Tiranës. Janë kthyer në bandë kriminale dhe me këto veprime janë bërë nxitëse të eksodit të shqiptarëve.
Shqipëria është kthyer në Kolumbi. Kjo ndodh se nuk ka drejtësi. Drejtësia e re është me regji dhe shqiptarët këtë po e vuajnë. Altin Dumani nuk përfaqëson drejtësinë e re që ne ëndërruam për të, se ndryshe nuk do të thoshte se çfarë bën Prokuroria bëjnë gjykatat se kjo shprehje të kujton Arianit Çelën. Koha e Arianit Çelevë do mbarojë. Rama tentoi që të na përçajnë, por sot jemi të bashkuar për të ecur në betejë pa kthim deri në ndryshim. T’i japim Shqipërisë qeveri teknike, që të rikthehet vota e lirë”, deklaroi Noka.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co