“Drejtësia ka goditur më shumë majtas sesa djathtas”- Rama: Kush nuk pranon vendimet e saj, është i destinuar t’i bjerë murit me kokë

drejtesia ka goditur me shume majtas sesa djathtas rama kush nuk pranon vendimet e saj eshte i destinuar ti bjere murit me koke





































Kryeministri Edi Rama në një intervistë përmbyllëse nga Luksemburgu, ku u mbajt konferenca e dytë ndërqeveritare për çeljen e kapitujve të Shqipërisë me BE-në, është pyetur se çfarë pret nga opozita në lidhje me këtë proces.

rama ne luksemburg

Rama nuk ka bërë koment për opozitë, ndërsa tha se rruga e anëtarësimit është me pengesa që duhet t’i kapërcejnë dhe theksoi se Shqipëria ka një drejtësi të pavarur.

Kreu i qeverisë tha se drejtësia e re ka goditur më shumë majtas sesa djathtas nëse e shohim në aspektin kuantitativ. Ndër të tjera tha se “edhe kush nuk do të pranojë vendimet e drejtësisë, është i destinuar t’i bjerë murit me kokë dhe në fund është koka dhe jo muri që do bëjë prapa”

-Shqipëria ka tashmë një staf negociuesish të mirë, të konsoliduar do të ketë të themi zgjerim duke qenë se ka nisur një proces që është shumë i rëndësishëm e ambicioz dhe a shikoni ju pengesa përgjatë kësaj rruge. Do doja të dija ë se çfarë prisni në fakt nga opozita për ta mbështetur vendin në këtë proces?

Kryeministri Edi Rama:  Tani patjetër që kjo është një rrugë me pengesa. Pengesat në radhë të parë janë pengesa që duhet t’i kapërcejmë ne, sepse është një mal i tërë për t’u ngjitur tek ajo maja që unë e përsëris, ku Shqipëria duhet të ngjitet në 2030 në të gjitha aspektet dhe këtu nuk është fjala për ta marrë Shqipërinë për ta sjellë këtu.

Këtu është fjala për ta ndërtuar Evropën atje dhe  për ta kthyer Shqipërinë në një vend që funksionon si një anëtar i BE me liri individuale, me rendin ligjor, me demokraci funksionale.

Përsa i përket opozitës unë nuk kam çfarë të them. Ne nuk mund as ta ndalojmë, as ta ndryshojmë, as ta ngadalësojmë dhe as të ndërhyjmë në procesin pa kthim të vendosjes së drejtësisë përmes një sistemi drejtësie të pavarur dhe natyrisht, heqja e duarve të politikës nga drejtësia ka krijuar dhembje, ka krijuar situata me të cilat ne nuk jemi mësuar dhe drejtësia ka goditur majtas dhe djathtas. Me shumë majtas sesa djathtas nëse e marrim në aspektin kuantitativ, por kjo është ajo që kemi kërkuar, kjo është ajo për të cilën kemi luftuar edhe kush nuk do të pranojë vendimet e drejtësisë, është i destinuar t’i bjerë murit me kokë dhe në fund është koka dhe jo muri që do bëjë prapa.

 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →