Drejtim mjeti në gjendje të dehur, dhunë dhe drogë, disa të proceduar në Fier

drejtim mjeti ne gjendje te dehur dhune dhe droge disa te proceduar ne fier

DVP Fier/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 6 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 47 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-H. D., banues në Fier, pasi në lagjen “Sheq i madh”, automjeti që drejtonte ky shtetas, ka përplasur këmbësoren, shtetasen Z. R., 51 vjeç, banuese në Fier, e cila pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë;

– Sh. T., 50 vjeç, banues në Vlorë, pasi në aksin rrugor “Fier-Patos”, automjeti që drejtonte ky shtetas, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin E. A., 44 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-K. M., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa;

-B. Ç., 48 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij;

-B. D., banues në Lushnjë, pasi duke shkuar në banesën e ish-bashkëshortes së tij, ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të caktuar në favor të saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 67 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka fyer një 60-vjeçare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →