Sport

Drejtoi para disa sezonesh Tiranën, Egbo firmos në elitën shqiptare

drejtoi para disa sezonesh tiranen egbo firmos ne eliten shqiptare
drejtoi para disa sezonesh tiranen egbo firmos ne eliten shqiptare

Emmanuel Egbo është trajner i Bylisit. Klubi nga Ballshi, që do të luajë në elitë, ka zyrtarizuar uljen në pankinë të trajnerit.

“Emanuel Egbo rikthehet ne familje! FK BYLIS zyrtarizon trajnerin e ri, per Superioren, te mirenjohurin Emanuel Egbo, qe ka qene pjese e familjes bardhekuqe si portier dhe trajner”, njofton Bylis. Kujtojmë se tekniku i njohur mbahet mend për faktin se ka drejtuar Tiranën, para disa sezonesh. Në edicionin e ri, Bylis synon që të qëndrojë mes më mirave!

Bylis vjen te ky ekip, pasi në periudhën e fundit udhëhoqi Prishtinën në Kosovë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts