Drejtonte mjetin me patentë të skaduar dhe pa siguracion, arrestohet 103-vjeçarja në Itali

drejtonte mjetin me patente te skaduar dhe pa siguracion arrestohet 103 vjecarja ne itali
drejtonte mjetin me patente te skaduar dhe pa siguracion arrestohet 103 vjecarja ne itali

ITALI

Një 103-vjeçare në u arrestua teksa drejtonte automjetin, në orë të vona të natës, me patentë të skaduar dhe pa sigurim mjeti. Ishte ora 1:00 e mëngjesit të dielën deri të hënën kur karabinierët morën një telefonatë për një ngjarje të rrezikshme në qendër të Bodenos,në Emilia Romana.

Sipas mediave italiane patrulla e mbërritur në vendngjarje ka lokalizuar me shpejtësi makinën në fjalë. Surpriza e karabinierëve ishte e madhe kur zbuluan datën e lindjes së shoferes: 1920, pra ishte mbi 103 vjeç, por ende në gjendje të ulej në timon dhe të shkonte në Bodeno për të parë miqtë e saj.

Për shkak të orës së vonë, zonja e moshuar, e cila drejtonte makinën edhe pse i kishte skaduar patenta dy vite më parë, ishte e çorientuar dhe vazhdonte të ecte në të njëjtat rrugë. Në Itali, pas moshës 80 vjeç, shoferët duhet të vizitojnë mjekun çdo dy vjet për të rinovuar patentën. Karabinierët i dhanë vetëm një qortim verbal dhe e shoqëruan në shtëpi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →