Një 21-vjeçar banues në fshatin Ndërmenas, Fier ka rënë në pranga nga efektivët e policisë.
Sipas komunikatës nga Drejtoria Vendore e Policisë së Fierit 21 vjeçari ka qënë duke drejtuar një motomjet pa targa, është përfshirë në një aksident me një motomjet tjetër.
Nga aksidenti kanë marrë dëmtime të dy drejtuesit të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Teksa Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Policia Rrugore arrestoi shtetasin K. K., 21 vjeç, banues në fshatin Ndërmenas, pasi duke drejtuar një motomjet pa targa, është përfshirë në një aksident me një motomjet tjetër. Nga aksidenti kanë marrë dëmtime të dy drejtuesit të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co