Drejtoresha e Shërbimit Sekret: Agjencia do të marrë pjesë në hetimin e tentativës për vrasje të Donald Trumpit

drejtoresha e sherbimit sekret agjencia do te marre pjese ne hetimin e tentatives per vrasje te donald trumpit
drejtoresha e sherbimit sekret agjencia do te marre pjese ne hetimin e tentatives per vrasje te donald trumpit

Në deklaratën e saj të parë publike që nga përpjekja për vrasjen e ish-presidentit Donald Trump, drejtoresha e Shërbimit Sekret të SHBA-së, Kimberly Cheatle, të hënën tha se agjencia do të “marrë pjesë plotësisht” në një rishikim të pavarur të urdhëruar nga presidenti Joe Biden dhe gjithashtu tha se agjencia do të punojë me Kongresin për “çdo veprim mbikëqyrës”.

Cheatle, i cila u emërua nga Biden në vitin 2022, shprehu besimin në planin e sigurisë së agjencisë për Konventën Kombëtare Republikane të kësaj jave në Milwaukee, dhe tha se ndryshimet janë bërë në detajet e sigurisë së Trump që nga e shtuna, shkruajnë mediat e uaja.

“Shërbimi Sekret është i ngarkuar me përgjegjësinë e jashtëzakonshme për të mbrojtur liderët aktualë dhe të mëparshëm të demokracisë sonë”, tha Cheatle.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →