Bota

Drejtoresha e SUT, Edlira Bode dhe kërkesa e vazhdueshme e KLSH për ta shkarkuar! Vetting zbulon shkeljen me tenderin! Si u favorizua kompania që ka ekskluzivitetin e një produkti!

drejtoresha e sut edlira bode dhe kerkesa e vazhdueshme e klsh per ta shkarkuar vetting zbulon shkeljen me tenderin si u favorizua kompania qe ka ekskluzivitetin e nje produkti































EMISIONI VETTING

Sa të mbrojtur janë pacientët?

KLSH ka rekomanduar që SUT, Spitali Universitar i Traumës të marrë masa që materialet ortopedike që vendosen tek pacienti, të përputhen me materialet ortopedike sipas nr.serial (lotëve) që pasqyrohen në kartelën elektronike të pacientit.

Gjithashtu nga Drejtoria e Spitalit, të analizohen dhe të nxirren përgjegjësitë për mos dokumentimin në regjistrat e mbajtur të materialeve ortopedike të përdorura gjatë operacioneve, pasi për vitin 2021 nga ana e bllokut operator qendror, nuk janë dokumentuar 667 operacione dhe 811 për vitin 2022.

Megjithëse janë rritur dhe kostot, KLSH ka theksuar faktin se ka mungesë barnash dhe mungesë stafi, gjë e cila ndikon në shërbimin ndaj pacientëve. Mungesa e medikamenteve theksohet edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila deklaron se Shqipëria renditet e para në rajon për nivelin e lartë të shpenzimeve, që qytetarët mbulojnë nga buxheti personal.

OPERACIONET E PROTEZAV, KLSH

Denoncimi/ Drejtoresha Bode organizon tendera të tillë, edhe pse është akuzuar nga KLSH

Drejtoreshën e Spitalit Universitar të Traumës ka vijuar me tenderat edhe pas akuzave nga KLSH. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt ‘Furnizim me materiale për marrjen e mostrave të gjakut të pacientëve në SUT  për një periudhe 24 mujore’, me fond 71 milionë lekë.

Gara për këtë tender është hapur më 10 maj 2024 dhe parashikohet që kontratat të firmosej më datë 21 maj, por procesi ka ngecur për shkak të një denoncimi që është bërë. Më datë 16 maj është dorëzuar në KPP ankesa e firmës GAMMA, me administratore, Junida Patalokun. Në fillim të ankesës, GAMMA shprehet se Spitali ka përdorur në dokumente terma që nuk ekzistojnë apo keqinterpretohen. Ndërsa më tutje thekson se pika ku kërkohet: “Tub gjaku me aktivizues trombi me tape te kuqe/ekuivalent, me piston te inkorporuar me tekniken e aspirimit” është një kriter që favorizon një kompani të vetme që mund ta ketë siguruar këtë material.

Konkretisht, ankimuesi shpjegon se këtë produkt e zotëron vetëm “Sarstedt”, e cila ka vetëm  një distributor ekskluziv në Shqipëri. Ky fakt pengon konkurrencën e drejtë dhe penalizon të gjithë operatorët që nuk mund të furnizohen, çka do të thotë se favorizohet vetëm kjo kompani.

“Pasi kontaktuam me kompaninë Vacutest Kima duke i kërkuar të na furnizonte me këtë produkt, në datë 13.05.2024 u njohëm me përgjigjen e saj (bashkëlidhura ankesës) ku thekson se ky produkt me këto specifikime të detajuara është prodhim ekskluziv i kompanisë Sarsted”, thuhet në dokument.

Kompania kërkon me urgjencë modifikimin e dokumenteve të tenderit dhe ngre alarmin se kontratat i është premtuar me kohë kompanisë tjetër dhe gara për tenderin zhvillohet në mënyre fiktive. Ky artikull është një nga 19 materialet e porositura në kontratën që do të zgjasë dy vjet. Minimalja që duhet të bëjë Edlira Bode do të ishte ta ndante lot më vete këtë produkt, përndryshe eliminohet konkurrenca.

“Pavarësisht se në shtojcë është shtuar termi “ekuivalent” në realitet nuk ekziston një i tillë. Më tej sqaron se kjo epruvetë (tub) ka të njëjtin përdorim si të gjithë tubat e tjerë të vakumit me aktivizues të mpikjes dhe ndryshimi në strukturë është vetëm për marketing. Kemi komunikuar në rrugë elektronike me kompaninë prodhuese Sarstedt S-Monovette, duke i kërkuar furnizimin me këtë produkt dhe me dokumentacion, por nuk na është mundësuar një gjë e tillë. Në dijeninë tonë kompania Sarstedt ka një distributor ekskluziv në Shqipëri. Në këto kushte, me qëllim hapjen e konkurrencës së lirë dhe të ndershme konformë ligjit, kërkojmë ndarjen e këtij produkti lot më vete pasi në të kundërt fituesi i kësaj procedure do të jetë i paracaktuar dhe do t’i ngarkonte me përgjegjësi të gjithë zyrtarët e prokurimit për këtë procedurë”, ka paralajmëruar kompania që ka bërë këtë denoncim.

Përveç denoncimeve nga kompanitë, KLSH ka kërkuar edhe shkarkimin e drejtoreshës së spitalit të Traumës, pasi akuzohet se ka kryer të paktën 10 shkelje në zbatimin e kontratës me privatin dhe i shkaktuar buxhetit të shtetit rreth 23 milionë lekë dëme.

Kjo kërkesë është shpërfillur, ndërkohë deri më tani organet ligjzbatuese nuk kanë marr masë për rastin.

“Jo vetëm ta denoncoj por media si edhe KLSH,  por edhe media te dërgoi  shume bukur si media investigative  duke I thënë urdhër hap procedim penal mbetet  topi tek Prokuroria. Prokuroria ka detyrim ligjor ta bëj këtë. Në qofte se prokurori ka pas detyrë të bëjë një  ndjekje penale  dhe nuk e ka bërë atëherë vetë prokurori do ndiqet penalisht nga një  prokurori tjetër. Pra sikur këto mekanizma të ndryshka të fillojnë ti zbatojmë mendoj se shoqëria do eci më mirë. Në një shtet që  funksion me logjik ligjore patjetër që rekomandimet e KLSH duhet të zbatohen sepse  KLSH për çfarë i jep. Patjetër që Institucioni në përgjegjësin e vet titullari menjëherë duhet të marri masa të adresojë masat.

Në qoftë se kanë të bëjnë me neglizhencë në mjekim në abuzim fonde shtetërore vjedhje dhe patjetër që KLSH ka rrugën  e hapur ti çoje çështjet në prokurori dhe jo se do lihet në dëshirën e tij por e ka detyrim që edhe ën performancën e institucioneve por edhe në shkelje   jo vetëm vjedhje   në abuzime shkelje në mënyrën si mjekon njerëzit ose kur kap çdo lloj shkelje tjetër e dhe çdo njeri në republikën e Shqipërisë ka për detyrë kur shikon një shkelje ligjore ka për detyrë ta kallëzojë atë”- shprehet Kola.

Rastet e denoncimit të KPP janë të shumta për shkak të problematikave në tendera. KPP ka anuluar edhe tenderin me fond 109 milion lekë për oksigjen të Spitalit Universitar të Traumës

“Por ama çfarë unë vë re dhe çfarë ndodh këtu është se Prokuroria shqiptare ka një problematik shumë të madhe. Ne i përkasim llojit të jurisprudencës ku prokuroria jonë vihet në lëvizje nga qytetarit nëpërmjet kallëzim por ne marrim parasysh edhe faktin që prokuroria kur vihet në dijeni diçka e hap vetë kryesisht kur konstaton se ka element të veprës penale. Edhe prokurorinë nuk e ndalon askurrkush në botë edhe në media të hapi një çështje kryesisht vetë. Kam vënë re që ka plotë media që janë investigative ngrenë problematike dhe nuk shohim asnjë reagim nga prokuroria! Pra prokuroria mendon  se vetëm të më sjellin një letër dhe pastaj kismet po e hapa mediat i inkurajoj janë  duke bërë detyrën e tyre” shprehet avokatja Margatita Kola.

KLSH, MARRJE MASASH

LEXO EDHE: 

Vetting/ Luftë me sëmundjen, beteje me Spitalin e Traumës! Historia e Adelinës që ka shpenzuar miliona lekë dhe SUT i mohon të drejtën

“Protezat e skaduara dhe të thyera”- Vetting zbulon çfarë ndodhi në gjyqin e Adelina Preçit dhe Spitalin e Traumës! Pse mjeku Dritan Todhe refuzon t’i japë kartelën?

Vetting/ Frika nga dëmshpërblimi? Ekspertët trajtojnë rastin e Adelina Preçit! Avokati: I kanë vendosur proteza skarco! Kola: S’i tentojnë mjekët t’i shpëtojnë përgjegjësisë ligjore

Vetting zbulon pasuritë e majme të mjekëve të Traumës! Kirurgë në shtet edhe biznesmenë protezash ortopedike në privat! Si funksionon skema e ‘tregut të zi’  

Tenderat me ‘flamuj të kuq’ te Spitali i Traumës/ Vetting zbulon garat fiktive dhe milionat me protezat ortopedike! Avokati: Mjekët e SUT kanë biznese private, shesin edhe gjëra të panevojshme

Drejtoresha e SUT, Edlira Bode dhe kërkesa e vazhdueshme e KLSH për ta shkarkuar! Vetting zbulon shkeljen me tenderin! Si u favorizua kompania që ka ekskluzivitetin e një produkti!

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts