Skuadra e Leçes ka afruar një tjetër shqiptar në radhët e saj gjatë merkatos së verës. Ylber Ramadanit dhe Medon Berishës, tashmë i është bashkuar edhe talenti Luis Hasa, i cili më parë kishte qenë pjesë e Juventusit, duke shkëlqyer në akademinë e kësaj skuadre.
Hasa u transferua falas nga bardhezinjtë dhe drejtori sportiv i klubit të Leçes, Pantaleo Korvino, ka shpjeguar sot para mediave se si ia doli të rrëmbente një lojtar të tillë, i cili ka qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave të Italisë
“Ai ishte në përfundim kontrate në vitin 2025 dhe nuk dëshironte të rinovonte me Juven. Unë njoh mirë Fali Ramadanin, ndaj shkuam te Juventusi. I thamë që e marrim gratis dhe i lejojmë një përqindje të madhe për shitjen e radhës. Kërkesa u pranua.
I vetmi rol që nuk mund të bëjë në sulm është ai i qendërsulmuesit. Mund të luajë në krahë, të bëjë fantazistin apo edhe mesfushorin e qendrës ofensiv”, shpjegoi Korvino se si kishte realizuar goditjen në merkaton e verës.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co