“Droga e laboratorit të Xibrakës ishte e kryeministrit”, Berisha: Edi dhe Olsi Rama nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë

droga e laboratorit te xibrakes ishte e kryeministrit berisha edi dhe olsi rama nuk do ti shpetojne drejtesise
droga e laboratorit te xibrakes ishte e kryeministrit berisha edi dhe olsi rama nuk do ti shpetojne drejtesise

Ish kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij para simpatizantëve Në “Rrugën e Shpresës”, ka folur edhe në lidhje me denoncimin e bërë nga kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, mbi implikimin e vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama në laboratorin e drogës të zbuluar në Xibrakë.

Berisha tha se droga ishte e kryeministrit me të dërguar special vëllanë e tij Olsi Rama, ose ndryshe droga nuk vinte kurrë në Shqipëri.

Ish kryeministri tha se Rama dhe vëllai i tij nuk dio të mund t’i shpëtojnë verdiktit të drejtësisë.

“Të dashur miq!
Ata të cilët pa vetëdije bëjnë avokatin e Olsi Ramës, atyre njerëzisht u kërkoj; shtroni vetëm këtë pyetje: Nëse nuk ishte i implikuar Olsi Rama, si ka mundësi të kalonte kufirin 18 herë më makinën e drogës. Na gjeni ju një makinë tjetër me të cilën Olsi Rama të ketë kaluar 18 herë kufirin.
Mos u bëni naiv, se kufirin e ka kaluar me pasaportë diplomatike, dhe ndonjëherë edhe me pasaportë të huaj se përdorte dy pasaporta.
Pyetja tjetër; nëse Olsi Rama kishte kaq miqësi me Ermalin, çfarë donte Olsi Rama në apartamentin e mbledhjeve të fshehta.
Po pse nuk regjistroi Olsi Rama targën tek ja mbathi ditën e arrestimeve, për në Kosovë.
Ndaj dhe askush të mos bëhet naiv, droga ishte e Edi Ramës, me të dërguar special Olsi Ramën, përndryshe droga nuk vinte kurrë në Shqipëri.
Ndaj dhe i them këtu Edi Ramës, se ti me vëllain tënd nuk di ti shpëtosh kurrë verdiktit të drejtësisë”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →