Bota

Drogonte personat duke i ofruar qumësht bajamesh, arrestohet “misteriozi”

drogonte personat duke i ofruar qumesht bajamesh arrestohet misteriozi
drogonte personat duke i ofruar qumesht bajamesh arrestohet misteriozi

Arrestohet helmuesi serial, i cili prej ditësh ishte kthyer në tmerrin e qendrës historike të Napolit. Ai ka helmuar së paku 8 persona në ditët e fundit, duke u ofruar qumësht të kontaminuar bajamesh.

“E ofron lokali”, i kishte thënë ai, ua paraqitur pijen në një tabaka katër personave që ishin shitës në Piazza Poderico, të cilëve u ra të fikët pak më vonë dhe përfunduan në spital për shkak të helmimit.

E njëjta taktikë u zbatua edhe disa ditë më vonë duke u paraqitur në një dyqan peshkimi në Via Foria. Edhe aty tre personat e pafat të pranishëm u kishin rënë të fikët. Viktima e parë ishte një turist 78-vjeçar, i cili dyshohet se u drogua dhe më pas u grabit pasi hipi në një taksi të paligjshme.

Kush është helmuesi serial
Prej ditësh “helmuesi i qumështit të bajameve” kishte bërë bujë në rrjetet sociale ku shumë kishin paralajmëruar napolitanët dhe turistët. Burri dyshohet të jetë një 49-vjeçar, banues në qendër të qytetit. Hetimet tani po përqendrohen në llojin e substancës së përdorur nga burri për të helmuar viktimat e tij.

“Arrestimi i këtij individi përfaqëson një fitore të madhe për komunitetin tonë. Ne nuk do të tolerojmë që qytetarët tanë të jenë viktima të akteve të tilla kriminale,” tha shefi i policisë së Napolit gjatë konferencës për shtyp pas arrestimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts