Dronët “Bayraktar” së shpejti në gatishmëri 24/7 edhe për emergjencat, Ministri Vengu inspektim në bazën ajrore të Kuçovës

dronet bayraktar se shpejti ne gatishmeri 24 7 edhe per emergjencat ministri vengu inspektim ne bazen ajrore te kucoves

Pas testit të kaluar me sukses për misione gjatë natës, dronët “Bayraktar” do të kalojnë së shpejti në funksion monitorues 24 orë në shtatë ditë të javës, si një element mbështetës i rëndësishëm krah autoriteteve vendore në betejën kundër zjarreve.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, shoqëruar edhe nga Komandanti i Forcës Ajrore Gjeneral brigade Ferdinant Dimo inspektuan bazën ajrore të Kuçovës dhe njësinë e dronëve, e cila tashmë është plotësuar me personel të kualifikuar.

Vengu2
Vengu2
Vengu3
Vengu3
Vengu4
Vengu4
Vengu5
Vengu5

Kjo njësi tashmë ka rritur gatishmërinë edhe pas trajnimit të pilotëve për misionet në kushtet e errësirës. Dronët UAV janë përdorur prej disa ditësh në operacionet e përbashkëta me forcat e tjera në luftën kundër zjarreve, për një evidentim më të saktë të vatrave. Rezultatet e imazheve të dronëve “Bayraktar” do të jenë kyçe për të mbështetur bashkitë edhe në procesin e evidentimit të dëmeve të krijuara nga zjarret.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →