Në një godinë shumëkatëshe luksoze në Miami të SHBA tashmë shkruhet “Dua Hotel”. Ka nga ata që e shohin emrin e hotelit të ngjashëm me atë të shqiptares së famshme nga Kosova, Dua Lipa. Dhe në fakt ka diçka të përbashkët- emri “Dua”dhe kuptimi i saj në gjuhën shqipe.
Bashkë me emrin interesant, klientët e një prej hoteleve më të famshme në zonën turistike të Majamit, janë të tërhequr dhe nga investimet dhe ndryshimet e disa prej ambjenteve të tij përfshirë dhe zonën e pishinës.
Media amerikane nuk e ka lënë jashtë vëmendjes hotelin me emër dhe investitor nga Shqipëria.
Gazetari amerikan Jesse Scott, i njohur për shkrimet e tij edhe në USA Today, BBC, National Geographic e Lonely Planet,i ka kushtuar një artikull në Miami New Times, investimit të rëndësishëm të Kastrati Group në “Dua Hotel”. Në fakt ky është investimi i parë madhor jashtë territorit të Shqipërisë, përtej investimeve të bëra më herët në Kosovë e rajon.
“Dua Hotel” në qendër të Majamit. 44 katet e suksesit të investimit që flet shqip. Në një godinë shumëkatëshe luksoze në Miami të SHBA tashmë shkruhet “Dua Hotel”. Ka nga ata që e shohin emrin e hotelit të ngjashëm me atë të shqiptares së famshme nga Kosova, Dua Lipa. Dhe në fakt ka diçka të përbashkët- emri “Dua”dhe kuptimi i saj në gjuhën shqipe.
Bashkë me emrin interesant, klientët e një prej hoteleve më të famshme në zonën turistike të Majamit, janë të tërhequr dhe nga investimet dhe ndryshimet e disa prej ambjenteve të tij përfshirë dhe zonën e pishinës.
Media amerikane nuk e ka lënë jashtë vëmendjes hotelin me emër dhe investitor nga Shqipëria.
Gazetari amerikan Jesse Scott, i njohur për shkrimet e tij edhe në USA Today, BBC, National Geographic e Lonely Planet,i ka kushtuar një artikull në Miami New Times, investimit të rëndësishëm të Kastrati Group në “Dua Hotel”. Në fakt ky është investimi i parë madhor jashtë territorit të Shqipërisë, përtej investimeve të bëra më herët në Kosovë e rajon.
Me syrin e hollë dhe kritik gazetari Jesse Scott nuk ka lënë jashtë vëzhgimit pishinën në e fundit të hotelit me 44 kate. Leslie Weil, menaxherja e përgjithshme e Dua Miami, duket se ka nisur të mësojë pak gjuhën shqipe. Teksa shpjegon për gazetën Miami New Times kuptimin e fjalës “dua” në anglisht, ajo thotë se Dua Miami po i personalizon qëndrimet dhe momentet për ata që rezervojnë. Hoteli u jep mysafirëve, pas mbërritjes dhe gjatë gjithë qëndrimit të tyre, “kartat e kënaqësisë”, duke i lejuar ata të zgjedhin një fjalë si e ëmbël, e kripur, e lëngshme, e shëndetshme, relaksuese dhe ekzotike. Më tej stafi kujdeset që vaktet e ofruara të kenë shijen e preferuar të klientëve.
Së fundmi ky investim shqiptar është bërë pjesë e kompanisë së njohur Marriott. Atje ku dielli, oqeani dhe pushimet e ëndrrave për amerikanët bëhen bashkë, tashmë valëvitet dhe flamuri shqiptar. Serioziteti në punë dhe këmbëngulja janë padyshim dy nga cilësitë e investitorëve shqiptarë që përtej vështirësive, kanë mundur të shtrijnë aktivitetin e tyre edhe në vende të tjera. Kastrati Grup këtë herë ka tejkaluar dhe vetem duke u bërë nga të parat kompani që jo vetëm investon por dhe arrin te jetë e suksesshme në një treg si ai i SHBA, ku turizmi mbetet një sektor elitar për biznesin.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co