Lifestyle

Dua Lipa feston 29-vjetorin, këngëtarja publikon pamje nga festa përrallore e ditëlindjes

dua lipa feston 29 vjetorin kengetarja publikon pamje nga festa perrallore e ditelindjes
dua lipa feston 29 vjetorin kengetarja publikon pamje nga festa perrallore e ditelindjes

BRITANI E MADHE

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ditën e djeshme festoi ditëlindjen dhe mbushi 29 vjeçe. Këngëtarja e hiteve të panumërta botërore, ka publikuar pamje nga festa e mbrëmshme e ditëlindjes.

Dua ishte e rrethuar me të afërm dhe miq, e po ashtu e shoqëruar edhe nga i dashuri i saj Callum Turner, me të cilin publikoi një fotografi duke kërcyer.

Festa e ditëlindjes ishte mbajtur në një ambient të jashtëm. Artistja kishte veshur një fustan transparent të lirshëm dhe veror të cilin e kombinoi me një palë taka të zeza.

Nga festa e “çmendur” me plot të ftuar, Dua Lipa shfaqej duke vallëzuar e duke pozuar me tortën e ditëlindjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts