Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, feston sot ditëlindjen e 29-të. Në këtë ditë të rëndësishme një urim të veçantë ka marrë edhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Veliaj ka publikuar në rrjetin social “Instagram” një foto të shkrepur gjatë një prej vizitave që ylli i muzikës botërore ka bërë në bashkinë e Tiranës, ku kryetari i ka dhuruar targën simbolike “Dua 100”.
“Gëzuar ditëlindjen goce @dualipa”, shkruan Veliaj krahas fotos ku ka etiketuar edhe Duan.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co