Në stadiumin e tejmbushur me tifozë kuqezi mbrëmjen e djeshme në sfidën hapëse të Shqipërisë në Euro2024, përveç simboleve kombëtare u shfaq edhe një poster i stërmadh nga shqiptarë të diasporës që bënë thirrje për të drejtën e votës në zgjedhjet parlametnare të vitit të ardhshëm.
“Dua të votoj 2025, nga diaspora”, ishte mesazhi që u shfaq në shakllët e stadiumit “Signal Iduna Park”, në të cilin ishin përveç dhjetëra mijëra mbështetësve shqiptarë, edhe kryeministri Edi Rama.
Mundësia që diaspora shqiptare të jetë e aftë për të votuar pa u kthyer në territorin shqiptar ka qenë një prej diskutimeve kryesore teksa zgjedhjet pritet të zhvillohen në 6 mujorin e parë të vitit të ardhshëm.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co