“Duam fitoren e Botërorit”, Herri Kejn: Nuk mendoj të tërhiqem nga Anglia në vitin 2026

duam fitoren e boterorit herri kejn nuk mendoj te terhiqem nga anglia ne vitin 2026







































Herri Kejn është pyetur nëse Botërori i vitit 2026 do të jetë i fundit për të me Anglinë. Sulmuesi i Bajernit nuk mendon ashtu, ndërsa shton se objektivi është për ta fituar.

harry kane

“Nuk mendoj të tërhiqem. Mendoj se është një perceptim që kur shkon 30-vjeç, karriera po përfundon, por personalisht po luaj në nivelet më të larta të karrierës sime dhe ndihem më mirë se kurrë.

Po fokusohem te e tashmja, pa parë shumë larg. Kupa e Botës në SHBA do të jetë ngjarje e jashtëzakonshme. Objektivi është për ta fituar. Si gjithmonë, provoj të përmirësohem çdo ditë dhe në pak vite nuk do të ndryshojë”, u shpreh Kejn për “Sky Sports”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

dsaadmin

Learn More →