“Duam informacion për arrestimin e Ilir Metës”- Deputetët e PL ‘ultimatum’ Drejtorit të Policisë së Shtetit: Na kthe përgjigje deri më 7 nëntor, në rast të kundërt…

duam informacion per arrestimin e ilir metes deputetet e pl ultimatum drejtorit te policise se shtetit na kthe pergjigje deri me 7 nentor ne rast te kundert








































Deputetët e Partisë së Lirisë dhe sekretari i Përgjithshëm i kësaj force Tedi Blushi i kanë dërguar një kërkesë Policisë së Shtetit.

monika kryemadhi ilir meta gjkko

Konkretisht shkresa i është drejtuar kreut të policisë së shtetit Ilir Proda, me anë të së cilës kërkohet informacion për arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta.

Prodës i është lënë afat për përgjigje deri më datë 7 nëntor dhe më pas do të depozitohet kallëzim penal.

Ish- presidenti Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë në opozitë u arrestua me urdhër të SPAK për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë.

Nën hetim për të njëjtat akuza është edhe deputetja Monika Kryemadhi, bashkëshorte dhe bashkëpunëtore e Ilir Metës me të cilin ndodhet aktualisht në proces divorci. Gjykata ka vendosur masën e “detyrimit për paraqitje” para oficerëve të Policisë Gjyqësore për Kryemadhin dhe për ish-zyrtarin Pirro Xhixho, i akuzuar gjithashtu për korrupsion pasiv si dhe masën e detyrimit për paraqitje për Ema Çokun, e akuzuar për pastrim të produkteve të veprës penale.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →