“Duan t’ju largojnë ju e të sjellin filipinas”, Meta kundër ndërtimit të TEC-it në Roskovec: Është sinonim i inceneratorit

duan tju largojne ju e te sjellin filipinas meta kunder ndertimit te tec it ne roskovec eshte sinonim i inceneratorit
duan tju largojne ju e te sjellin filipinas meta kunder ndertimit te tec it ne roskovec eshte sinonim i inceneratorit

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka shkuar sot në Roskovec ku po zhvillon takim me banorët.
Ai është shprehur kundër ndërtimit të TEC-it, të cilin e ka quajtur njëlloj si inceneratorët.

Meta shtoi se po bëhet gjithçka për të shpopulluar vendin e për ta mbushur me filipinas dhe bangladeshas.

“Le të shkotë shkojë kompania greke ta bëjë në Greqi TEC- in ç’punë ka me Roskovecin?

Dhjetra hektarë sera që janë investuar e marrin 0 mbështetje nga shteti. Të dashur banorë, jam këtu me ju kundër kësaj veprimtarie kriminale që është sy pika uji me inceneratorin dhe u habita kur pashë një emër Agaçi tek rruga, qenka nip këtej. Edhe Hamzai Kastrioti e kishte emrin, por ishte palaço.
Të ketë turp Agaçi është bërë palë me Ramën sepse e kanë menduar kollaj për të nënshtruar këtë zonë.

Duan t’ju përzënë e t’ju zhvlerësojnë investimet që keni bërë.
Duan që edhe fëmijët t’i përzënë nga vendi e t’ju sjellin bangladeshas e filipinas”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →