Duartrokitje në mënyrë ironike në finalen e Superkupës, Icardi shpjegon gjestin: Kjo është e vërteta

duartrokitje ne menyre ironike ne finalen e superkupes icardi shpjegon gjestin kjo eshte e verteta
duartrokitje ne menyre ironike ne finalen e superkupes icardi shpjegon gjestin kjo eshte e verteta

Në Turqi, finalja e Superkupës e luajtur mbrëmjen e së dielës mes Galatasaray-t dhe Fenerbahçes është ende duke shkaktuar diskutime. Një ndeshje që përfundoi pas vetëm 3 minutash lojë, pasi lojtarët e Fenerbahçes (të cilët zgjodhën të futnin në fushë U-19 në shenjë proteste kundër drejtuesve të futbollit turk) u larguan nga fusha.

Mauro Icardi, vetë sulmuesi argjentinas, autor i golit të vetëm për Galatasaray ishte në qendër të një debati për duartrokitjet e tij për kundërshtarët. Një gjest në dukje ironik, ndërsa Icardi duket se nuk e konsideron të tillë:

“Nuk mund të kisha pasur kurrë një qëndrim apo sjellje negative ndaj lojtarëve në fushë. Ata bënë atë që u kërkuan, pjesa tjetër nuk ka rëndësi. Unë thjesht doja të duartrokisja të rinjtë” – tha Icardi.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →