Sport

Dueli me Skënderbeun, dy mesfushorët e Dinamos janë gati për sfidën e radhës

dueli me skenderbeun dy mesfushoret e dinamos jane gati per sfiden e radhes
dueli me skenderbeun dy mesfushoret e dinamos jane gati per sfiden e radhes

Blutë kanë pak kohë për të përgatitur ndeshjen e javës së pestë me Skënderbeun, që luhet ditën e nesërme në Elbasan.

Skuadra nuk ka pushuar pas derbit me Partizanin, por ka dalë që dje në stërvitje. Trajneri Ilir Daja do të ketë më shumë alternativa për sfidën me korçarët, ku i sigurt është rikthimi i mesfushorit Bakari Gudiabi. Senegalezi mungoi ndaj Partizanit për shkak të kartonit të kuq të marrë kundër Elbasanit.

Pritet që jetë gati edhe mesfushori tjetër, Klevi Qefalija, i cili ka lënë pas dëmtimin dhe nga dje është bashkuar me grupin në stërvitje. Në anën tjetër, edhe lojtarët e ardhur së fundi në skuadër pritet të jenë në gjendje më të mirë fizike.

Bregu ishte titullar në derbi, kurse Aliji dhe Toli u aktivizuan nga stoli. Konkurrenca është rritur ndjeshëm te Dinamo, të gjithë presin shansin e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts