Dueli me Spanjën/ 300 mijë euro për kokë, federata motivon Italinë

dueli me spanjen 300 mije euro per koke federata motivon italine

































Ndoshta dikush e ka harruar, nisur edhe nga zhgënjimi i dytë radhazi, i cili pa Italinë që të mos jetë pjesëmarrëse në Botërorët e Rusisë dhe të Katarit, por gjithsesi kampionët në fuqi të Europës janë sërish ata.italiaSuksesi në mbrëmjen e 11 korrikut në “Uembli”, ndaj të zotëve të shtëpisë, Anglisë, ka qenë një natë magjike e pritur prej shumë vitesh nga “Axurrët”, një aventurë e mrekullueshme në fund të së cilës djemtë e ish-trajnerit Roberto Mançini, përveç trofeut shijuan në llogaritë e tyre bankare edhe një çek prej 250 mijë eurosh për kokë si shpërblim për mrekullinë e bërë në fushë. Dhe ashtu si në vitin 2021, edhe sivjet Italia nuk është mes pretendentëve absolute, ndonëse historia ia detyron. Por duke parë talentin e pafundëm që ka për shembull në përbërje Anglia, apo akoma më shumë Franca, apo edhe Spanja e Gjermania, sigurisht që skuadra e drejtuar tashmë nga Luçiano Spaleti duket inferiore të paktën në letër, për të tentuar trofeun dhe mbrojtur fronin e kontinentit të vjetër.

Gjithsesi, nëse për italianët gjithmonë forca e vërtetë ka qenë ajo e grupit, për të shtuar edhe më shumë motivimin dhe për të thyer parashikimet e bëra në fillim të kësaj aventure, ka menduar dje Federata Italiane e Futbollit. Sipas asaj që raporton shtyp italian, presidenti Gravina, pas debutimit me fitore 2- 1 ndaj Shqipërisë, nga Spanja e në vazhdim “Axurrët” duhet të luftojnë për trofeun, pasi në fund do i presë edhe një shpërblim më i madh sesa tri vite më parë, e thënë ndryshe 300 mijë euro për secilin prej 26 lojtarëve të grumbulluar për “Gjermani 2024”, 300 mijë arsye për të luftuar për çdo centimetër të fushës dhe çdo gol deri në fund të kompeticionit.

JETON STAMOLLA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co