Bota Sport

Dueli ndaj Komos, analiza e Motës: Juve e bukur, ky grup arrin gjithçka

dueli ndaj komos analiza e motes juve e bukur ky grup arrin gjithcka





































Njëzet e katër orë pas deklaratave të zakonshme që pasojnë ndeshjes, një Tiago Mota më i qetë ka folur për televizionin e klubit. Adrenalina ka kaluar dhe trajneri ka ofruar analizën e tij në lidhje me suksesin kundër Komos.

mota tiago

Jeni i kënaqur me ndeshjen?

Isha i kënaqur me paraqitjen, por mbi të gjitha me rezultatin. Fituam me meritë.

Çfarë mund të thoni më tepër rreth Mbangulasë?

Nuk mund të shtoj shumë. Mendoj se është një ndjesi fantastike për të, por edhe për të gjithë të tjerët. Ai e meritonte të luante për punën që po bën. Le të mendojmë për të rigjetur energjitë, pasi ndeshja me Veronën do të vijë shumë shpejt.

Një gjykim për Turamin? Më mirë me Lokateli apo me Duglas dhe Faxholi?

Të gjithë këta lojtarë mund të luajnë së bashku. Turam zhvilloi një lojë të mirë, Manueli luajti shumë mirë, komunikim i shkëlqyer, lexime të shkëlqyera. Nikolo dhe Duglas u qasën mirë për t’i dhënë ritëm dhe lojë ekipit. Jemi të kënaqur me lojën që kanë luajtur.

Me agresivitetin në fazën pa top?

Lojtarët e mi e kanë në karakteristikat e tyre dëshirën për të pasur topin. Për ta pasur duhet të shkosh ta marrësh. Ndaj Komos të gjithë bënë mirë, por tani vëmendja shkon në Veronë ku na pret një tjetër ndeshje delikate.

Keni bërë punë specifike për Lokatelin?

Sinqerisht, nuk fola shumë me të. Manueli, një lojtar i madh, i një niveli të lartë. Jemi këtu për ta ndihmuar, por nuk e mësojmë se çfarë të bëjë. E vura gatishmërinë e tij që nga dita e parë. Di të bëjë role të ndryshme. E njëjta gjë për të tjerët. Jemi të lumtur që e kemi, duke komunikuar shumë mirë brenda fushës dhe duke përcjellë atë që duhet të bëjmë mund të arrijmë gjëra të mëdha.

Pse zgjodhët Gattin si kapiten?

Isha shumë i kënaqur me performancat e tij gjatë verës. Besoj se ishte kapiten dhe e meritonte. Le të shohim për ndeshjen e radhës. Ai bëri një paraqitje të shkëlqyer, si e gjithë mbrojtja, madje edhe Savona që hyri zhvilloi një pjesë të dytë të shkëlqyer.

Çfarë ju pëlqeu veçanërisht?

Të dhënat kanë rëndësi, por nuk është vetëm aq. Ato ndihmojnë shumë për të lexuar dhe për të parë se çfarë mund të fokusohemi në përmirësimin.

Ndaj Komos më pëlqeu faza e mbrojtjes, duke kuptuar momentin për të ushtruar trysni, për të mbyllur hapësirat dhe sidomos disponueshmëria e sulmuesve, e Dushanit për të nisur presingun e parë. Mund të përmirësohemi në çdo aspekt dhe do të përpiqemi ta bëjmë këtë në çdo ndeshje. Mendoj se ky ekip duhet dhe mund të bëjë gjithçka.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts