Sport

“Duhej të menaxhonim më mirë situatat”, Josa për “Euro 24”: Nuk guxuam, entuziazëm unik te goli i Bajramit

duhej te menaxhonim me mire situatat josa per euro 24 nuk guxuam entuziazem unik te goli i bajramit
duhej te menaxhonim me mire situatat josa per euro 24 nuk guxuam entuziazem unik te goli i bajramit

Shqipëria e nisi me humbje aventurën në Euro 2024, teksa u mund 2-1 nga Italia. Trajneri i njohur, Mirel Josa ishte i ftuar në “Euro 24”, në Neës 24, në emisionin e drejtuar nga Trevisa Tufa, ku tha se skuadra kuqezi duhet të menaxhonte më mirë situatat.

“Goli i Bajramit- Brohoritje të tillë nuk kisha parë ndonjëherë. Shqipëria ishte përgatitur për të fituar ndeshjen, kishte entuziazëm të madh.

Goli erdhi shpejt, nuk është se ka rëndësi fakti që erdhi prej gabimit të Dimarcos, është meritë e lojtarit.

Italia vjen dy orë para ndeshjes në stadium, ndërsa Shqipëria një orë e gjysmë para ndeshjes. Patëm probleme në lojë, ne humbëm.

Disa thonë se luajtëm keq në pjesën e parë dhe mirë në pjesën e dytë. Nuk jam dakord me këtë. Nuk mund të them se ishte ndeshje pa histori. Unë jam i mendimit se duhet të kishim menaxhim më të mirë të ndeshjes, nuk duhet të mbylleshim ashtu” –tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts