Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi është shprehur se ish-presidenti Ilir Meta duhet të ishte me imunitet dhe të mbrohej nga Garda. Por, sipas tij, Ilir Meta u “rrëmbye nga dhjetëra kriminelë me uniformë”.
Në një konferencë për mediat, Blushi shtoi se ndaj Presidentit të PL-së u ushtrua dhunë fizike në momentin kur u vendos në pranga.
“Dënojmë me ashpërsinë më të madhe këtë akt terrorist të pashembullt. Sot në bashkëpunim me forcat, apo kriminelet nënuniformë, kryen një nga krimet më të pashembullta në republikën e Shqipërisë duke rrëmbyer ish-kryeministrin, ish-kryetarin e Kuvendit dhe ish-Presidentin.
Edhe pse me imunitet dhe gjoja nën mbrojtje nga Garda, i tradhtuar edhe prej tyre, u rrëmbye nga dhjetëra kriminelë nën uniformë. Që nga ky moment e kanë personale me gjithë shqiptarët e ndershëm.
Kanë marrë përsipër një detyrë që vetëm, banditë dhe kriminelë që mund ta bëjnë. Më e rëndë akoma është dhuna fizike që kanë ushtruar ndaj tij, duke kënaqur egon e Edi Ramës”, tha ai.