Bota Sport

“Duhet të kemi kujdes në përzgjedhjen e lojtarëve”, drejtori sportiv i Tiranës: Në Europë shfaqemi me dinjitet!

duhet te kemi kujdes ne perzgjedhjen e lojtareve drejtori sportiv i tiranes ne europe shfaqemi me dinjitet

































Presidenti Refik Halili prezantoi edhe drejtorin sportiv të Tiranës për sezonin e ri, Agim Ibraimin. Ai deklaroi se do të duhet që të bëjnë një punë të kujdesshme në merkato për të përzgjedhur lojtarët e duhur. ibraimi“Është nder dhe kënaqësi të jem pjesë e kësaj skuadre dhe me tifozeri të flaktë. Kanë histori të madhe që më motivon, çdo rrugëtim i ri nuk është i lehtë. Jemi në rindërtim e sipër, do të tregohemi të kujdesshëm për të marrë vendimet e duhura në periudhë afatgjate. Do të shohim edhe të rinjtë që të kemi sukses në vijim”.

Pesë lojtarë të larguar, cili është plani se Europa është afër?

“Është afër, do të kemi kujdes me përzgjedhjen e lojtarëve. Kjo na fut pak në stres, se kush nxiton gabon, duhet të marrim vendimet e duhura. Na duhen pesë apo gjashtë lojtarë që t’i kemi këtu për një afat të gjatë”.

A do e ketë Shkëmbi gati skuadrën për Europë?

“Kemi vendosur që të marrim hapa të suksesshëm, gjatë karrierës sime kam dalë kampion por edhe jo. Unë dua të jap maksimumin, ne jemi në rindërtim e sipër, bashkë me trajnerin do të analizojmë lojtarët e duhur dhe do të marrim lojtarë ku kemi nevojë. Duhet të vendosim me kujdes. Përgjoni dhe Mici janë nën kontratë. Duhet të ketë harmoni mes lojtarëve dhe stafit për të pasur sukses. Lojtarët duhet të kenë besim dhe motiv për të ecur përpara”.

Merkato vendase apo nga jashtë?

“E kemi bazë tregun vendas, por për kualitet na duhen lojtarë jashtë vendit. Ai që vjen nga jashtë do të jetë përforcim i vërtetë jo për numër. Kjo fanellë kërkon lojë ofensive. Besoj se do të jetë kështu”.

Si do jetë merkato me emra të mëdhenj apo jo?

“Emrat e mëdhenj nuk dështojnë, thjesht nuk janë përshtatur me ambientin. Duhet të kemi harmoni mes lojtarëve dhe stafit dhe kjo është shumë e rëndësishme. Tirana është një shans që duhet ta kapin në kohë, na duhen lojtarë të uritur për sukses. Edhe nëse është në moshë të madhe pse jo, nëse ka motivin e duhur. Kemi një plan si do të funksionojmë me akademinë, do të bëjmë përzgjedhjen se ku na duhen lojtarë. Duhet të tregohemi të kujdesshëm. Edhe në Europë duhet të shfaqemi me dinjitet për të kaluar raundin e parë”, u shpreh Ibraimi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts