“Ne duhet të pranojmë rezultatet e këtyre zgjedhjeve”- tha Kamala Harris në fjalimin e saj para mbështetësve.
Ajo u shpreh se ka folur me Donald Trump, duke e përgëzuar për fitoren.
“I thashë se do ta ndihmojmë atë dhe ekipin e tij në atë tranzicion dhe do të angazhohemi në një transferim paqësor të pushtetit”, tha Harris.
Zëvendëspresidentja kishte nje mesazh per te rinjte: “Për të rinjtë që po na shohin. Ju dua shumë. Ndonjëherë beteja do pak kohë. Kurrë mos hiqni dorë, ju keni pushtet dhe mos dëgjoni asnjëherë kur dikush ju thotë është e pamundur se nuk është bërë më parë. Mos u dëshpëroni. Kjo nuk është kohë që të ngremë duart lart, por është koha që të organizohemi, të mobilizohemi dhe të qëndrojmë në lojë për të drejtën dhe lirinë. Të luftojmë për veten dhe të tjerët”.