Dumani dhe Kraja takim me autoritetet në Malin e Zi, ja çfarë u diskutua

dumani dhe kraja takim me autoritetet ne malin e zi ja cfare u diskutua
dumani dhe kraja takim me autoritetet ne malin e zi ja cfare u diskutua

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, së bashku me Drejtuesin e Sektorit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Hetimet e Përbashkëta, Arben Kraja, kanë qenë sot të pranishëm në një takim dypalësh në Podgoricë, Mali i Zi, me Prokurorin e Përgjithshëm të Malit të Zi, Milorad Markovic, dhe Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Malit të Zi, Vladimir Novović.

Në takimin me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Malit të Zi, një rëndësi të veçantë i’u kushtua diskutimeve për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, lehtësimit të shkëmbimit të informacioneve dhe eksperiencave më të mira, propozimit për krijimin e Skuadrave të Përbashkëta Hetimore, me qëllim pasjen e një qasje sa më të koordinuar dhe të suksesshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, bëri një prezantim të Strukturës së Prokurorisë së Posaçme, dhe treguesve të SPAK, ndaj hetimit të krimit të organizuar dhe korrupsionin. Gjithashtu Zoti Altin Dumani, trajtoi praktikën e ndjekur tashmë nga ky institucion, në lidhje me fillimin paralel të hetimit pasuror dhe/ose financiar, për çdo hetim që lidhet me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Një falënderim i veçantë shkon për Projektin “Iniciativa për Sundimin e Ligjit në Ballkanin Perëndimor” (WBROLI), i cili mundësoi pjesëmarrjen në këtë takim.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →