Shqipëria u eleminua nga Euro 2024, pas humbjes 1-0 me Spanjën. Trajneri i njohur, Shpëtim Duro tha për “Euro 24”, në News 24, në bisedën e bërë me Trevisa Tufën, se duhet të jemi krenar me paraqitjet e bëra nga skuadra, duke vënë theksin te fakti se këto janë limitet tona.
“Grupi ka qenë i vështirë. Bëhej fjalë për 3 konkurrentë që janë skuadra të mëdha. Dëshira ishte për fitore, por realiteti ishte ndryse. Duke patur parasysh rivalët, me atë barazim me Kroacinë, mund të barazonim edhe sot. Ne lamë gjurmë, ne dalim edhe me gjëra poziitve” – tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co