Durrës/ Hyn në dyqan për këmbim valutash me pistoletë lodër për të marrë para, por i dështon plani. Policia në kërkim të autorit

durres hyn ne dyqan per kembim valutash me pistolete loder per te marre para por i deshton plani policia ne kerkim te autorit
durres hyn ne dyqan per kembim valutash me pistolete loder per te marre para por i deshton plani policia ne kerkim te autorit

Policia në Durrës njofton se një person i paidentifikuar ka hyrë në një dyqan për këmbim valutash me pistoletë lodër, në tentativë për të marrë para.

Mrëpo, plani i tij ka dështuar. Efektivët e Durrësit nuk e kanë identifikuar ende autorin, ndërsa po hetojnë për të zbardhur identitetin e tij dhe për ta vënë para përgjegjësisë ligjore.

Njoftimi:

Durrës

Rreth orës 12:45, në lagjen nr. 1, Durrës, një shtetas ende i paidentifikuar ka hyrë në një dyqan për këmbim valutash dhe në kërcënimin e një pistolete lodër, ka tentuar të marrë një shumë parash.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë kontrolle në zonë, për kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →