Durrës, parkimi i ri modern së shpejti në dispozicion të qytetit

durres parkimi i ri modern se shpejti ne dispozicion te qytetit

Një parkim modern multifunksional po ndërtohet në Durrës, në shërbim jo vetëm të qytetarëve, por edhe në funksion të sezonit turistik, kur Durrësi po njeh gjithnjë e më shumë fluks lëvizjeje. Për të inspektuar punimet, ishte prezent në kantier Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako dhe nga drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli.

“Është një objekt i cili ndodhet në një pozicion shumë të mirë, shumë afër me qytetin. Durrësi ka një shtim të fluksit të lëvizjes gjatë sezonit turistik dhe një nevojë të madhe për parkim dhe mendojmë që me këtë godinë, me përfundimin e saj do të japim një shërbim të mirë pasi këtu do të akomodohen 400 vende parkimi, do të ketë poste për biçikletat, karikues elektrik për mjetet elektrike dhe nga pjesa tjetër e funksioneve të objektit kemi parashikuar edhe hapësira të tjera funksionale si zyra të cilat mund të jenë në funksion të transportit publik në qytetin e Durrësit, por edhe salla për aktivitete të ndryshme”, – u shpreh kryetarja e bashkisë së Durrësit.

Godina do të furnizohet me energji falë paneleve diellore ndërkohë që projekti është konceptuar që të funksionoj si një rampë nga hyrja, deri në katin e fundit. Kjo gjë do të bëjë të mundur uljen e sipërfaqes së qarkullimit. “Nga pikëpamja e teknologjisë ka për të qenë e gjitha me panele fotovoltaike që do të krijojë qëndrueshmëri nga pikëpamja e eficiencës së energjisë së parkimit. Nuk është thjesht një hapësirë parkimi, por është një hapësirë me jetë e gjallëri gjatë gjithë kohës”, – theksoi drejtori i FSHZH, Agolli.

Rama2
Rama2

Objekti është i vendosur në një nyje strategjike të qytetit. “Nga e djathta kemi Portin turistik që po ndërtohet dhe pjesën e portit e Durrësit ekzistues  dhe në të majtë kemi godinën e hekurudhës ku ka filluar puna me shtrimin e linjës Durrës – Tiranë dhe Durrës – Aeroport dhe mendojmë se është një nyje shumë e rëndësishme strategjike dhe ky objekt është i një nevoje shumë të lartë për qytetin – tha kryebashkiakja Sako.

Ky projekt, pritet të lehtësojë trafikun në qytet sidomos gjatë sezonit veror.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →