DURRES
Ritmet e punimeve në kantierin e ndërtimit të “Durrës Yacht Marina” nuk duken aq intensive, por kjo nuk e ndalon kompaninë të vijojë të shesë rezidencat e reja, që ende nuk kanë nisur të ndërtohen sot, në zyrën e shitjeve në Tiranë është zhvilluar procedura e radhës për shitjen e apartamenteve të rezidencës Parkpoint, çmimet e së cilës nisin nga 116 mijë euro. Sipas vendndodhjes dhe pozicionit, çmimi për metër katror varion nga 2000 deri në 3000 euro.
[embedded content]
Çmimet e shitjeve për ndërtesat në projektin e Durrës Yacht Marina kanë shënuar rritje progresive, që nga data 8 dhjetor 2022, kur u shitën apartamentet e dy rezidencave të para,. 110 apartamentet e para u shitën me një çmim 1700-1800 euro metri katror. për të filmuar brenda kantierit të ndërtimit, përgjigja zyrtare nënvizon:
“Për shkak të numrit të lartë të kërkesave për të vizituar kantierin, ndikimit të këtij procesi në kompromentimin e afateve kohore të projektit, si edhe për arsye sigurie, ne nuk mund të lejojmë vizitat në kantierin e ndërtimit. Ju mund të përditësoheni me zhvillimet në kantier përmes postimeve mujore në rrjetet tona sociale”.
Punimet në kantier nisën në shtator të vitit të kaluar me ndërtimin e dy godinave të para shumëkatëshe, pjesë e projektit 2 miliardë euro të biznesmenit nga Emiratet e Bashkuara Arabe Mohamed Alabbar.
Në projektin final parashikohet ndërtimi i gati 13 mijë apartamenteve, 4 mijë në fazën e parë dhe rreth 8,600 në fazën e dytë, ndërsa do të ketë vetëm pak hotele me më shumë se 850 dhoma. Në portin e jahteve parashikohet të akomodohen vetëm 280 mjete lundruese luksoze.
Territori ku aktualisht është shtrirë projekti “Durrës Yacht Marina” ishte deri më 29 korrik të vitit të kaluar pjesë e koncesionit 35-vjeçar, që kompania gjermane EMS ka lidhur me shtetin shqiptar.
Projekti Durrës Yacht & Marina ka marrë statusin investitor strategjik, pasi shteti shqiptar u bë bashkë-aksioner. Në dispozicion të projektit u vunë 80 hektarë tokë shtetërore të portit të Durrësit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co