Rreth dhjetë milionë banorë të kryeqytetit kolumbian Bogota po detyrohen të racionojnë ujin mes mungesës së ujit për shkak të një thatësire të madhe.
Një situatë e tillë është krijuar pasi fenomeni klimatik “El Niño” i shtyu nivelet e rezervuarëve në pikën më të ulët në dekada.
Zyrtarët e kanë ndarë rajonin rreth kryeqytetit në nëntë zona, ku secila zonë furnizohet me ujë në orare të caktuara.
Një regjim i tillë përjashton vetëm spitalet dhe shkollat.
“Le të mos humbim asnjë pikë ujë në Bogota në këtë kohë. Kjo do të na ndihmojë që këto kufizime të hiqen më shpejt ose të reduktohen,” tha kryebashkiaku Carlos Fernando Galán në një konferencë shtypi për të njoftuar masën.
Rezervuari Chuza, pjesë e sistemit që siguron rreth 70% të ujit të qytetit, është me kapacitet më pak se 17%.
Kryebashkiaku tha se kjo ishte pika më e ulët në 40 vjet.
“Ka gjëra që nuk mund t’i bëjmë më, si larja e makinës. Bëjmë një dush maksimumi katër minuta dhe shmangim larjen e rrobave,” thanë banorët e zonës.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co